Goditën edhe vajzat shqiptare, huliganët boshnjakë ndalen me gaz lotsjellës nga policia

Huliganët boshnjakë janë bërë protagonistë të pasndeshjes mes Tiranës dhe Zrinjskit në Ligën e Konferencës në ”Air Albania” dukshëm në gjendje të dehur pas ndaljes nga stadiumi, ata kanë shkaktuar kaos duke sjellë edhe ndërhyrjen e policisë.

Sipas asaj që ka mësuar “Panorama Sport”, në dalje nga “Air Albania:” disa prej tyre, nën efektet e alkoolit, kanë reaguar dhunshëm ndaj kalimtarëve dhe personave në lokalet pranë stadiumit.

Ata kanë përfituar nga pavëmendja e forcave të rendit në ato çaste dhe kanë qëlluar me shishe që kanë marrë nga tavolinat, duke goditur edhe femra shqiptare që kalonin aty.

Kjo ka sjellë ndërhyrjen e policisë e cila ka menduar të neutralizojë gjithçka duke përdorur shashka paralajmëruese dhe gaz lotsjellës.

Ndërkohë, është gjakosur një nga pjesëtarët e forcave të rendit, i goditur me sende nga tifozët boshnjakë në këto momente kaosi dhe dhune.