LAJME

Momente tmerri në një port të Turqisë: Anija gjigante përplaset me tre vinça, i rrëzon një nga një

Një anije gjigante 368 metra e gjatë u përplas me vinçat në bregun e portit Evyapport në lagjen Körfez të Kocaelit, Turqi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, si pasojë u rrëzuan vinça të mëdhenj dhe momentet e tmerrit u kapën nga kamerat.

Kështu, siç bëhet e ditur më tej, anija nuk mundi të ndalonte dhe u përplas me tre vinça në portin Evyapport.

Vinçat ranë një nga një, si një efekt domino, me zhurmë të madhe.

Pas raportimit të ngjarjes, aty janë dërguar ekipe shëndetësore, policore dhe zjarrfikëse.

Ekipet kanë mbërritur në vendngjarje brenda një kohe të shkurtër dhe kanë kontrolluar zonën për të zbuluar nëse ka të lënduar.

Mungesa e punëtorëve dhe operatorëve të vinçave në momentin e aksidentit parandaloi një fatkeqësi të madhe.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

8 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

13 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago