KRYESORE

Goditet ura e Krimesë, 2 persona humbin jetën

Ura kryesore e Krimesë që lidh gadishullin e aneksuar me Rusinë u godit nga dy sulme herët të hënën, ku për pasojë dy persona humbën jetën.

Sergey Aksyonov, kreu i administratës ruse në Krime, iu referua ngjarjes si “një emergjencë” dhe jo si sulm.

Trafiku u ndal në urën e Krimesë. Një emergjencë ndodhi në zonën e mbështetjes 145 nga ana ruse e urës. Po merren masa për të rivendosur situatën në kontroll. U kërkoj banorëve të gadishullit që të mos kalojnë përmes urës së Krimesë dhe, për arsye sigurie, të zgjedhin një rrugë alternative tokësore përmes rajoneve të reja“, tha ai.

Vyacheslav Gladkov, guvernatori i rajonit perëndimor rus të Belgorodit, tha më vonë në deklaratën e tij në Telegram se dy persona, prindër të një vajze të re, kishin vdekur në incident, të cilin ai gjithashtu e quajti thjesht një “emergjencë”.

Ministria ruse e transportit ka thënë se shpërthimi nuk ka dëmtuar mbështetësit e urës dhe se vetëm sipërfaqja e rrugës është prekur.

Ura e Kerçit u hap në vitin 2018 dhe mundëson udhëtimin rrugor dhe hekurudhor midis Rusisë dhe Krimesë, territor ukrainas i mbajtur nga forcat e Moskës që nga viti 2014.

Në tetor të vitit të kaluar, ajo u mbyll pjesërisht pas një shpërthimi të madh. Ura, e cila është një rrugë e rëndësishme furnizimi, u rihap plotësisht në shkurt.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

2 orë ago
  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

12 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

13 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

13 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

14 orë ago