POLITIKE

Gojëmadhi Putin përseri kërcënon Perëndimin: Kemi armë që nuk i ka askush, do t’i përdorim ndaj kujtdo që ndërhyn

Vladimir Putin ka bërë një tjetër kërcënim rrëqethës drejtuar vendeve të Perëndimit duke u zotuar se është gati të përdorë armë bërthamore kundër çdo vendi që guxon të ndërhyjë në luftën e Rusisë në Ukrainë.

Gjatë fjalimit drejtuar ligjvënësve në Shën Petersburg, kreu i Kremlinit tha se përgjigja ndaj kujtdo që kërcënon Rusinë do të jetë e shpejtë dhe vdekjeprurëse.

“Nëse dikush nga jashtë synon të ndërhyjë në atë që po ndodh, duhej të dijë mirë se kjo përbën një kërcënim strategjik të papranueshëm për Rusinë. Ata duhet ta dinë se përgjigja jonë ndaj kundërsulmeve do të jetë e shpejtë”, tha Putin.

“Ne kemi të gjitha armët që na nevojiten për këtë. Askush tjetër nuk mund të mburret me këto armë dhe ne nuk do të mburremi me to. Por ne do t’i përdorim’.

Megjithëse Putini nuk i përmendi drejtpërdrejt llojin e armëve që mund të përdorë, sipas Daily Mail, ai me siguri po i referohej raketës së re bërthamore Sarmat 2 të Rusisë, e cila u testua për herë të parë vetëm disa ditë më parë dhe që ai mburrej se nuk ngjan me asnjë armë tjetër në botë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago