Lamine Yamal ka qenë vendimtar në fitoren e Spanjës 2-1 ndaj Francës për të kaluar në finalen e madhe të Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’.
Sulmuesi spanjoll realizoi një gol të jashtëzakonshëm, vetëm tre ditë para se të mbushë 17 vjeç.
Me golin e shënuar ndaj Francës, Yamal ka thyer një tjetër rekord, duke u bërë futbollisti më i ri në histori të një Kampionati Evropian apo Botëror që realizon gol.
Yamal shënoi gol me 16 vjeç e 362 ditë, duke i thyer rekordin e mbajtur nga legjenda braziliane Pele.Ish-sulmuesi i Brazilit mbante këtë rekord prej shumë dekadave kur kishte shënuar me 17 vjeç e 239 ditë.
Përveç rekordit të lartëpërmendur, Yamal theu një tjetër rekord, duke u bërë futbollisti më i ri në histori që luan në një gjysmëfinale.