Presidenti amerikan, Joe Biden, iu drejtua udhëheqësve të vendeve të NATO-s gjatë një fjalimi në Washington, ku foli për unitetin e aleancës kundër agresionit rus në Ukrainë.
Biden, në 75 vjetorin e themelimit të kësaj organizate ushtarake, tha se NATO është aleanca më e madhe e më efektive në historinë e botës.
Jo shumë larg pasi nisi fjalën e tij, Biden përmendi intervenimin në Ballkan për ta ndalur spastrimin etnik.
“Kur shpërtheu lufta në Ballkan, ne ndërhymë për ta rivendosur paqen dhe për ta ndalur spastrimin etnik”, tha Biden para Sekretarit të Përgjithshëm, liderëve të vendeve të NATO-s, ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes, përfaqësuesve nga vendet partnere e të Bashkimit Europian dhe anëtarëve të Kongresit në Samitin e NATO-s.
Biden tha se NATO evoluoi strategjitë për t’u përballur me kërcënime e duke e rritur efektivitetin.
“Sot, NATO është më e fuqishme se kurrë: 32 kombe të forta. Për vite, Finlanda dhe Suedia ishin ndër partnerët tanë më të ngushtë. Tani ata kanë zgjedhur të anëtarësohen zyrtarisht në NATO”, tha ndër tjerash presidenti amerikani.
Ai theksoi se “karakteri i NATO-s është thelbësisht demokratik, gjithmonë ka qenë dhe duhet të vazhdojë të jetë gjithmonë”.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…