LAJME

Grabiste targat e makinave të turistëve dhe ua shiste personave me precedentë kriminalë, arrestohet 57-vjeçari nga Kosova

Finalizohet operacioni i koduar “Targat”. Uniformat blu bëjnë me dije se është vënë në pranga 57-vjeçari me inicialet S.f., pasi vodhi targat e 6 automjeteve që ishin në pronësi të shtetasve të huaj.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas i vidhte targat për tua shitur shtetasve me precedent kriminal, për t’i përdorur për veprimtari krimianale në fushën e krimeve ndaj jetës dhe pronës.

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Targat”.

Vodhi targat e 6 automjeteve në pronësi të shtetasve të huaj që kishin ardhur si turistë në Shqipëri, identifikohet, kapet dhe arrestohet 57-vjeçari.  Nga Kosova në Durrës, duke ushtruar veprimtarinë kriminale të vjedhjes së targave të automjeteve të turistëve, dyshohet për tua shitur shtetasve me precedent kriminal, për të kryer krime ndaj jetës dhe pronës, në pranga 57-vjeçari.

57-vjeçari nga Kosova kishte vjedhur targat e 6 automjeteve në pronësi të 6 shtetasve nga Serbia, Moldavia, Mali i Zi e Ukraina. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale targat e vjedhura në 6 automjete. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, pas kallëzimit të disa shtetasve të huaj të cilët kishin ardhur si turistë në Durrës dhe u kishin vjedhur target e automjeteve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor  të koduar “Targat”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të vjedhjeve të targave, shtetasit S. F., 57 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë. Ky shtetas, gjatë ditëve të fundit, në qytetin e Durrësit, në zonën e plazhit, ka vjedhur targat e 6 automjeteve, në pronësi të 6 shtetasve nga Serbia, Moldavia, Mali i Zi dhe Ukraina.  Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas i vidhte targat për tua shitur shtetasve me precedent kriminal, për t’i përdorur për veprimtari krimianale në fushën e krimeve ndaj jetës dhe pronës.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago