Përveç pjesëtarit të kompanisë “Istambul Ozel Guvenlik”, i cili mbeti i plagosur sot në ballafaqimin me grabitësit e armatosur afër qendrës tregtare ‘Albi Mall’, është plagosur edhe njëri nga grabitësit. Me plagë në këmbë dhe në gjoks, i dyshuari ka kërkuar ndihmë në qendrën emergjente në Graçanicë, por tashmë është transportuar në QKUK.
Sinjali raportoi ekskluzivisht se bëhet fjalë për Millosh Vukojeviq, i cili është nga Leposaviqi.
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla ka deklaruar se gjendja e tij shëndetësorë është shumë e rëndë dhe është duke iu nënshtruar operimit.
Nga Policia e kanë konfirmuar rastin dhe kanë bërë me dije se janë duke i ndërmarrë masat e nevojshme.
“Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Veternik në Prishtinë, ku është plagosur një person. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para.
Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.”
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…