Një grabitje ka ndodhur në zonën e Kasharit. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku grabitësit kanë ndalur një furgon që përdoret për transportimin e vlerave monetare, duke menduar se në të ka para.
Ata pasi kanë nxjerrë jashtë dy punonjësit e sigurisë që udhëtonin me mjetin e punës, kanë marrë furgonin dhe janë larguar me shpejtësi.
Ndërkohë duke menduar se në makinën që kanë grabitur ka patur para ata janë larguar në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës ku në afërsi të një qendre tregtare kanë bërë të mundur edhe kontrollin e furgonit në fjalë.
Por furgoni nuk po transportonte vlera monetare dhe në brendësi të tij nuk ka patur asgjë për të marrë.
Kështu grabitësit kanë braktisur furgonin, i cili tashmë është rrethuar nga policia që po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…