A2 sjell pamjet ekskluzive të grabitjes së armatosur me dhunë të një argjendarie në qytetin e Elbasanit mëngjesin e 15 shkurtit.
Në pamje shihet qartë autori i grabitjes, Astrit Thaçi, i cili tashmë është arrestuar nga policia, ndërsa hyn në dyqanin e floririt si klient dhe i kërkon shitëses të shikojë disa nga artikujt.
Astrit Thaçi shfaqet me një kapele në kokë, në përpjekje për të mbuluar fytyrën nga kamerat. Pas disa momentesh ai nxjerr një pistoletë që mban në brez dhe kërcënon shitësen pas banakut. Më pas ai kalon në anët tjetër dhe merr nga një sirtar sende me vlerë.
Astrit Thaçi u arrestua në një kohë rekord nga policia ndërsa ishte ulur në një kafe në zonën e Kombinatit në Tiranë. Ai dyshohet se është dhe autori i 8 ngjarjeve të tjera të ngjashme në një periudhë të shkurtër kohore, mes të cilave dhe tentativa e dështuar e vjedhjes në një banesë në Durrës, ku mbeti i plagosur dhe pronari i saj.
Bashkë me Thaçin policia arrestoi dy persona të tjerë të cilët mendohet se e kanë ndihmuar atë.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…