Grabitjet e vjedhjet nëpër shtëpi e banesa përveç që po sjellin humbje të mëdha, po shkaktojnë edhe pasiguri e ankth te qytetarët, që shpesh përballen me hajdutët, të cilët i zënë në flagrancë. Kështu ka ndodhur edhe të shtunën në fshatin Dashevc të Skenderajt.
Hajni hyri në një shtëpi gjatë natës, ku kishte planifikuar të kryente vjedhje, por plani i dështoi pasi u përballë me pronarin e shtëpie, me të cilin u ballafaquan. Sinjali mëson se, kryefamiljari arriti ta kap të dyshuarin, të cilin e ndaloi derisa intervenoi Policia.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e tij të dhënë para zyrtarëve policorë, i dyshuari kishte depërtuar brenda shtëpisë me forcë dhe e tmerroi kur papritmas i doli i armatosur. Ata fillimisht u përleshën me njëri-tjetrin, teksa pati edhe shtëna me armë.
Posa Policia arriti në vendin e ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa arma e zjarrit i është konfiskuar si dëshmi për rastin.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, lidhur me këtë rast kanë nisur hetimet për veprën penale “Grabitje”.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…