LAJME

Grabitje si në filma në Kroaci, hidhet në erë bankomati, eurot shpërndahen në rrugë

Një grabitje e denjë për skenat e filmave hollivudianë është regjistruar në Zagorje të Kroacisë në orët e para të mëngjesit të së martës.

Rreth orës 03:30 pas mesnate, autorët hodhën në erë bankomatin në Oroslavje në, por duket se plani ka dështuar pasi shpërthimi i ATM-së ka bërë që paratë të shpërndahen në rrugën përreth.

“Së pari, rreth orës 2:50, dëgjova dikë të hipte në makinë. Mendova se ishin fëmijë ose punëtorë të huaj, sepse nuk kuptoja se çfarë po thoshin. Pak më vonë, rreth orës 3:30 është dëgjuar një zhurmë, pasi hajdutët janë larguar. Ishin 3-4 të tillë, njëri ishte roje, unë dhe fqinjët shikonim nga dritarja”, ka treguar një dëshmitar okular për portalin Zagorje International.

Ndërkohë, fotot nga vendngjarja u bënë virale pasi u publikuan në Facebook nga policia.

Paratë që përfunduan në rrugë ishin të mbrojtura kimikisht. Ky është një sistem sigurie që aktivizohet në rast grabitje të një bankomati dhe kartëmonedhat lyhen me ngjyra duke u bërë automatikisht të papërdorshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

4 minuta ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

8 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

11 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

13 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago