Një bandë grabitësish të maskuar kreu një sulm të koordinuar dhe të dhunshëm ndaj argjendarisë Kim Hung Jewelry në East San Jose, Kaliforni, pasditen e së premtes. Ngjarja ndodhi në mes të ditës, kur autorët përdorën një SUV të vjedhur, të cilin e përplasë në xhamin e fasadës së dyqanit. Më pas, rreth 10 grabitës, të veshur me kapuça të zinj dhe me fytyra të mbuluara, u futën brenda me çekiçë e sëpata, duke thyer me shpejtësi vitrinat dhe duke marrë bizhuteri e ar, shkruan A2 CNN.
Pamjet e kamerave të sigurisë, që tashmë po qarkullojnë gjerësisht në rrjet, tregojnë momentin dramatik të përplasjes dhe të grabitjes. Në një skenë tronditëse, pronari 88-vjeçar i dyqanit u rrëzua dhunshëm në tokë nga një prej grabitësve, i cili më pas e shkeli për të vazhduar vjedhjen. Familjarët kanë bërë të ditur në rrjete sociale se i moshuari u plagos nga xhamat dhe më pas pësoi një goditje në tru, por policia nuk ka konfirmuar ende gjendjen e tij shëndetësore.
Argjendaria Kim Hung është një biznes familjar që ka shërbyer prej dekadash komunitetin vietnamezo-amerikan në San Jose. Policia e San Jose e ka klasifikuar ngjarjen si një grabitje të armatosur, duke konfirmuar se një nga autorët mbante armë zjarri. Grabitësit u larguan me disa automjete dhe janë ende në kërkim. Vlera e sendeve të vjedhura nuk është bërë publike.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…