Grabovci me fjalë prekëse pas vdekjes së nipit: As burgjet, as rënia e Dinës nuk më rrëzoi më fortë

Adem Grabovci ka shkruar në profilin e tij në Facebook, pasi trupi i pajetë i nipit të tij është gjetur i vdekur, në një parking në lagjen Emshir të Prishtinës.

Mes fjalëve prekëse, Grabovci e ka përshkruar si ngjarje tejet të rëndë, vdekjen e nipit të tij, Nazmi Grabovci.

“Jeta më përballi me goditje e stuhi të njëpasnjëshme. Sot, më dha më të rëndën”, ka shkruar Grabovci.

Ai tutje ka thënë se as burgjet, me të gjitha hekat, as rënia e Dinës (vëllaut) dëshmor, e as asnjë sfidë jetësore nuk e rrëzoi më fortë, sesa vdekja e Nazmiut.

Grabovci tutje ka shkruar se nuk e kishte vetëm shenjë të vëllaut, por e kishte bashkëluftëtar, shokë e gjithçka në jetë.

Postimi i tij i plotë: