Grafite ku bëjnë thirrje për vrasjen e shqiptarëve janë parë shumë shpesh ditëve të fundit në Bujanoc.
E gjithë kjo situatë u krijua pas protestës së 12 gushtit, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës protestuan në sheshin e Bujanocit kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe.
Së fundmi një grafit i tillë është shfaqur edhe sot ku shkruan “Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi”!.
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvedin e Serbisë, Shaip Kamberi ka shkruar se gjuha e urrejtjes e kërcënimet ndaj shqiptarëve në Bujanoc kan marr hov.
“Mesazh i ri antishqiptar në Bujanoc. Mesazhet kërcënuese për shqiptarët në Bujanoc janë shndërruar në përditshmëri. Sot, në hyrjen e repartit për fëmijë, në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, është vendosur ky mbishkrim.
“Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi”! Ky është mesazhi i dytë brenda një jave i këtij lloji. Gjuha e urrejtjes e kërcënimet ndaj shqiptarëve në Bujanoc kanë marr hov. Ftoj organet e rendit që të zbardhin rastin në tërësi”, ka shkruar Kamberi. /Telegrafi/
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…