Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka pasur një takim të veçantë me yllin e futbollit, Granit Xhakën, i cili ka thënë se me disiplinë, angazhim e vullnet, çdo ditë mundohet të bëhet më i mirë, si lojtar, si njeri, që të jetë shembull për rininë.
“Ju e dini vetë se na për Kosovën gjithçka bëjmë, mundohemi me kanë për Kosovën, me ba sende të mira, me ni sende pozitive, edhe shpresoj në të ardhmen për Kosovën me u ba edhe ma mirë”, dëgjohet duke thënë Xhaka në videon e postuar nga Hamza.
Në anën tjetër, Hamza ka thënë se do të punojë që çdo i ri të mund ta realizojë potencialin e tij edhe në Kosovë.
“Një takim i veçantë me Granit Xhakën. Punëtor, modest dhe kampion. Shembull i shkëlqyer i asaj që të rinjtë tanë mund të arrijnë në arenën ndërkombëtare, nëse kanë mbështetjen e duhur. Unë do të punoj që çdo i ri të mund ta realizojë potencialin e tij edhe në Kosovë. #MaMirë”, ka shkruar Hamza.
VIDEO KËTU
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…