BOTA

Gratë afgane protestojnë në Kabul para burrave me armë, kërkohet barazi

Gratë në Afganistan po ngrenë zërin gjithnjë e më shumë kundër pabarazive që i presin me qeverisjen nga talibanët. Dhjetra protestuese u mblodhën në Kabul për të kërkuar më shumë të drejta, duke nisur nga ajo e punës, shkollimit dhe veshjes.

Duke treguar një guxim të madh, gratë manifestuan përballë disa militantëve që mbanin armë në duar. Ato mbanin në duar pankarta të printuar dhe brohoritën thirrje të tilla si “Motoja jonë është liria” dhe “gratë afgane janë të bashkuara”.

“Ne gratë afgane kemi punuar fort, studiuar dhe specializuar në edukim për 20 vite, por sot ne jemi hequr nga kabineti qeveritar. Ne kërkojmë të drejtat tona njerëzore.”, shprehet Fatema Etemadi.
“Demonstratat tona po zhvillohet pasi pa prezencën e grave asnjë shoqëri nuk do të ketë prosperitet. Eleminimi I grave do të thotë eleminim I qënieve njerëzore. Nëse gratë nuk janë prezente në një vend, shoqëri, apo qeveri, ai shtet apo kabinet nuk do të jetë I suksesshëm.”, shton një tjetër.

Talibanët vendosën në zbatim një formë radikale të sheriatit, në veçanti duke kufizuar të drejtat e grave, gjatë qeverisjes nga1996 deri në vitin 2001. Por këtë herë, grupi që kontrollon Afganistanin, kërkon të jetë më I hapur përballë botës duke premtuar respektimin e të drejtave të njeriut.

Megjithatë, kanë nisur me këmbën e gabuar pasi u kanë bërë thirrje grave që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos shkojnë në punë pasi militantët e tyre nuk janë mësuar t’i respektojnë. Shpeshherë, talibanët kanë shprehur dhe qëndrimin e tyre kundër shkollimit të vajzave.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

22 orë ago