Grekët zbulojnë banditin e rrallë shqiptar

Autoritet ligjzbatuese greke zbërthyen një bandë kriminale shqiptare, duke arrestuar katër sosh të moshës 26 deri në 44 vjeç. Ata akuzohen për vjedhje, trafik droge, si dhe dhunë ndaj punonjësve të drejtësisë dhe të huajve.

Por interesant është fakti se banda kamuflohej nga një prej anëtarëve të saj invalid, pa njërën kombë e njërën dorë, duke qenë pikërisht ai shoferi i kokhës së bandës.

U zbulua se ata e nisën aktivitetin e tyre kriminal të paktën nga gushti 2022.

Pika e dobët e tyre në graitje ishin bizhuteritë, metalet e çmuara, paratë dhe orët e shtrenjta Rolex.

Por kësaj bande i atribuohet dhe një vrasje, ajo e biznesmenit Alexandros Stamatiadis, gjatë një grabitjeje brenda shtëpisë së tij në Kifissia, ndodhur kjo në vitin 2018. Aty në krim ka qenë dhe invalidi.

Ata hynin e dilnin në Greqi, sigurisht nga Shqipëria, me gjysmë njeriun në timon, që për shkak të ceneve të rënda fizike ngjallte mëshirë. Kësisoj, kamuflonte transportin e sendeve të vjedhura.

Imazhi i një personi me aftësi të kufizuara ishte “vitrinë” perfekte për aktivitetin e tyre kriminal, shkruajnë mediat greke. Ndaj, pjesa më e madhe e bizhuterivë dhe orave të vjedhura, hynë në territorin shqiptar.