Kanë mbetur edhe tri ditë nga takimi i paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e të dërguarit të Trump, Richard Grenell.
Ky i fundit u dërgoi ftesën të dy vendeve, që u pranua njëkohësisht nga të dyja palët. Mirëpo, dje gazeta amerikane “New York Times”, raportoi se Presidenti Trump do të takojë Presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Ky lajm u demantua sot nga emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, shkruan Reporteri.
Grenell në Twitter shkroi se raportimi i New York Times ka qenë i pasaktë dhe se mediumi në fjalë nuk ka kërkuar prononcim nga ai lidhur me këtë çështje.
“New York Times është detyruar të përmirësojë të dhënat e veta bazike rreth stroies së tyre për Kosovën dhe Serbinë – dhe pastaj në përmirësim ma kanë huqur pozicionin”, ka shkruar Grenell.
“Nuk jam i befasuar, sepse ata e shkruan artikullin, por kurrë nuk folën me mua – negociatorin”, ka përfunduar ai.
Kujtojmë se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor. Të dyja shtetet janë zotuar për angazhim në këto bisedime. Serbia është zotuar se do të ndalojë fushatën e çnjohjeve ndërsa Kosova nuk do të kandidojë për antarësim në organizata ndërkombëtare. Ndërkohë i dëguari i Bashkimit Evropian për dialogun Mirosllav Lajçak ka takuar liderët në Kosovë dhe në Serbi.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…