KRYESORE

Grenell flet pas takimit me Kurtin, tregon çfarë i tha kreut të VV-së për formimin e qeverisë

I dërguari i Posaçëm të SHBA-së, ambasadori Richard Grenell pas takimit rreth 20 minutash me kreun e VV-së, Albin Kurti, ka thënë se ishte kënaqësi ta takonte atë, ndërsa ka treguar se ç’mesazh i ka përcjell për formimin e qeverisë.

“Ishte kënaqësi të shihja z.Kurti përsëri, çështja e formimit të qeverisë nuk është çështje e imja ose në të cilën jam i interesuar. Por i tregova zotit Kurti se vendet si Mbretëria e Bashkuara dhe Gjermania kanë koalicione të miksuara për formimin e qeverisë. Ne inkurajojmë vetëm të ndiqen rrugët ligjore”, ka deklaruar Grenell.

Grenell ndërkaq ka dhënë mesazhin e njëjtë si mbrëmë gjatë takimit me Thaçin, se SHBA do të ndihmojë të krijohen vende pune si në Kosovë dhe Serbi.

“Gjëja e dytë që dua ta bëj shumë të qartë që ne po shtyjmë si cështje kyqe zhvillimin ekonomik. Njerëzit janë të mërzitur të të ndihmojnë vende që kanë probleme. Kështu që ne jemi të interesuar . E kam pyetur zotin Kurti dhe do ta pyes cdo politikan këtu, sepse është shumë e rëndësishme të dimë hapat që do merren për zhvillimin ekonomik. Do të tregohem i kujdesshëm ta përçoj të njëjtin mesazh edhe në Beograd, jemi të interesuar që të krijohen vende pune dhe njerëzit të paguhen mirë. Kështu që njëjtë, mesazhe të njëjta do të kem edhe për Serbinë”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se Grenell nga ora 11:30 do të takojë kreun e LDK-së, Isa Mustafa.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

8 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

10 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

10 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

11 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

11 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

14 orë ago