KRYESORE

Grenell i reagon New York Times-it për shkrimin rreth Kosovës: Shume gabime, ne s’kërkuam një marrëveshje të shpejtë

Emisari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për çështjen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, përmes një shkrimi në Twitter i ka reaguar gazetës The New York Times.

The Neë York Times pati një shkrim ku thoshte se Shtëpia e Bardhë kishte planifikuar t’i priste presidentin e Serbisë, dhe atë të Kosovës, të shtunën. Pastaj, udhëheqësi i Kosovës u akuzua për krime lufte.

“SHBA’ja shtyn samitin për paqe në Ballkan, merr goditje politika e jashtme e Trumpit”, titullohet artikulli i të përditshmes njujorkeze, rreth takimit mes Kosovës dhe Serbisë, që ishte planifikuar për 27 qershor, në Uashington.

Një iniciativë e ndërmjetësuar nga Amerika për ta stabilizuar Ballkanin, që administrata e presidentit Donald Trump shpresonte se do t’i jepte shkëlqim kredencialeve të saj të politikës së jashtme në një vit zgjedhor, është shtyrë, të enjten, pasi ndaj njërit prej pjesëmarrësve kryesorë, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, u paralajmërua aktakuzë për krime lufte, shkruan The New York Times, të enjten.

Derisa Grenell u përgjigj duke thënë se ka shumë gabime rreth kësaj cështje, dhe kjo nuk është cudi sepse reporter asnjëherë nuk ka folur me të.

Grenell gjithashtu sqaroi se qasja e dialogut kishte të bëjë gjithmonë vetëm me ekonomi dhe se asnjëherë nuk është aluduar në një ‘fitore të shpejtë’.

“Shumë gabime rreth kësaj cështje. Nuk cuditem… reporteri asnjëherë nuk ka biseduar me mua. Qëllimi ynë gjithmonë kishte të bëjë me vende pune dhe ekonomi. Asnjëherë nuk kemi besuar se kjo do të ishte një fitore e shpejtë (një narrativë e mediave totalisht e gabuar dhe pa asnjë fakt), shkroi Grenell.

Ambasadori Grenell gjithashtu tha se ka biseduar me Sigurinë Gjermane dhe Francezë për të koordinuar këtë qasje ekonomike. Tutje, Grenell përmendi se shkëmbimi i territoreve asnjëherë nuk është diskutuar.

“Gjithashut: Kam biseduar direkt me Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Gjermanisë dhe Francës për t’u koordinuar lidhje me qasjen tonë të kufizuar (vetëm për politikë). Shkëmbimi i territoreve asnjëherë nuk është diskutuar para meje. Nuk do të përfshihemi në qasje politike në mes Kosovës dhe Serbisë. Do të koordinohemi më këdo që është përgjegjës”, shkroi Grenell.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago