Grenell kërcënohet me prerje koke nga një shqiptar

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, po thotë se është kërcënuar nga një shqiptar.

Kjo erdhi meqë Grenell një ditë më parë, ua uroi serbëve Vidovdanin në Betejën e Kosovës, ku luftuan popujt e Ballkanit kundër Perandorisë Osmane, përcjell klankosova.tv.

Në pamjet që Grenell ka postuar, figuron emri i shqiptarit, Bekim Xhika, i cili i shkruan ish-ambasadorit amerikan se ‘’nëse vjen në Shqipëri, ne do ta premë kokën’’.

”Nëse vjen në Shqipëri ne do ta premë kokën, ne jemi duke të pritur ty, ne nuk harrojmë, mbaje në mend”, thuhet në mesazhet e publikuara nga Grenell në llogarinë e tij në Instagram.

Grenell ka bërë reagim të menjëhershëm lidhur me këtë, duke thënë se ky rast duhet raportuar në polici.

”Ky kërcënim nuk e reflekton popullin shqiptar. Ai duhet të raportohet në polici”, shkroi Grenell.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by richardgrenell (@richardgrenell)