LAJME

VIDEO: Gjithçka ndodh në 5 minuta, momentet kur Dan Hutra ekzekuton 2 gratë në Tiranë

Në studion e emisionit Opinion, gazetari i Tv Klan, Spartak Koka ka publikuar ekskluzivisht pamjet e regjistruara nga një kamera sigurie pranë shtëpisë së familjes Hysa në Paskuqan. Aty, Dan Hutra i mori jetën një ditë më parë dy grave, Mevlute Hysës 30 vjeçe dhe Hasime Dafkut 30 vjeçe, motra dhe kunata e ish-partneres së tij, Elena Hysa. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj mbetën po ashtu të plagosura.

E gjithë ngjarja siç mund të shihet edhe në video, ndodh në 5 minuta e 30 sekonda.

Pasi ndalon makinën pranë shtëpisë, Hutra heziton për pak çaste, pasi pranë kalojnë fëmijë të shoqëruar nga prindërit. Më pas, me kallashnikov në dorë futet brenda shtëpisë.

Pas 2 minutave, Dan Hutra hap zjarr. Breshëria e plumbave dëgjohet në të gjithë lagjen, ndërsa kalimtarët, mes të cilëve edhe fëmijë, largohen me shpejtësi.

(Shënim: Kamera e sigurisë tregon një orë mbrapa nga koha reale)

Dinamika e ngjarjes, minutë pas minute

Ora 12:34:05 – Dan Hutra parkon makinën në rrugën pranë oborrit të banesës të familjes Hysa.

Ora 12:34:13 – Pranë makinës së Dan Hutrës afrohet një automjet tjetër, i cili ndalon për disa sekonda. Më pas automjeti kthehet mbrapa dhe largohet.

(Në këtë orar dalin fëmijët nga shkolla dhe gjatë gjithë kohës në rrugë ka pasur lëvizje nga fëmijët dhe prindërit që i shoqërojnë ata.)

Ora 12:35:16 – Dan Hutra del për herë të parë nga makina.

(Gjatë kësaj kohe nuk ka lëvizje në rrugë)

Ora 12:35:23 – Pranë makinës së Dan Hutrës kalojnë disa fëmijë të vegjël. Dan Hutra kalon në pjesën e pasme të makinës dhe heziton që të lëvizë dhe t’i afrohet portës së banesës së ish-partneres.

(Dan Hutra qëndron për rreth 1 minutë e gjysmë pranë makinës ndërkohë që pret që të largohen njerëzit nga rruga. Në këtë periudhë kohore janë 2 fëmijë që po ecin para të shoqëruar nga një vajzë adoleshente dhe pas tyre është një prind me një fëmijë tjetër.)

Ora 12:36:52 – Dan Hutra futet tek shtëpia e familjes Hysa.

Ora 12:37:09 – Dan Hutra hyn brenda në oborrin e banesës së familjes Hysa.

(Gjatë kësaj kohe vijon lëvizja normale e qytetarëve në rrugë, mes të cilëve edhe fëmijëve. Po ashtu, banorët në zonë vijojnë punët në shtëpitë e tyre normalisht. Gazetari Koka tha se që nga momenti që ka hyrë, një variant është që ka spostuar fëmijët që kanë qenë brenda dhe ka debatuar me gratë, por kjo pritet të sqarohet në vijim.)

Ora 12:39:03 – Dëgjohet e shtëna e parë.

(Fëmijët që janë duke kaluar pranë portës së familjes Hysa largohen me shpejtësi)

Ora 12:39:17 – Dëgjohet e shtëna e dytë. Pas një pauze të shkurtër dëgjohen 4 breshëri kallashnikovi.

(Fëmijët dhe prindërit largohen me vrap të tmerruar. Një prej fqinjëve që arrin të kenë pamje nga vendi i ngjarjes thotë: O si qenka bërë!)

Ora 12:39:43 – Dan Hutra del nga shtëpia e familjes Hysa.

Ora 12:40:00 – Dan Hutra hipën në makinën tip “Benz” dhe largohet me shpejtësi.

Shënim: Qëndrimi në shtëpi që nga hyrja deri në dalje është 2 minuta e 32 sekonda.  

Ora 12:59:54 – Dëgjohen për herë të parë fenelinat e policisë.

(Fillimisht ka patur një vështirësi për të gjetur adresën e banesës. Patrulla e parë e policisë ka shkuar rreth 20 minuta pasi ka ndodhur ngjarja. Njoftimi dhe targa e automjetit janë dhënë që në momentin e parë nga banorët.)

Mesditën e së mërkurës, Tirana dhe e gjithë Shqipëria u trondit nga vrasja e 3 grave dhe plagosja e 3 të tjerave, në 3 vende të ndryshme, brenda një kohe fare të shkurtër. Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi  në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi.

Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj dhe plagosi Elenën dhe nënën e saj.

Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje. 31-vjeçaren e vrau në shenjë hakmarrje ndaj vëllait të saj, Vladimir Kurtit, me të cilin kishte pasur konflikte gjatë kohës që kishte qenë në burg.

Arratia e Dan Hutrës mori fund gjatë orëve të pasdites. Pa shkuar ende ora 19:00, ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës. Atje kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, tentativë që fatmirësisht dështoi.

40-vjeçari, një person me precedentë të theksuar kriminalë, i dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje, nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

11 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

16 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago