Florin Krasniqi, ish-deputet e financues i Lëvizjes Vetëvendosje, ka ripërsëritur se kryeministri Albin Kurti është në listën e mosudhëtimeve (no-fly list) të Amerikës, duke e vazhduar debatin, ndonëse shefi i ekzekutivit ka udhëtuar sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por, krejt ndryshe mendon Richard Grenell, ish-i dërguari i posaçëm i Administratës Trump për Dialogun mes Kosovës e Serbisë.
Grenell, që ishte edhe ushtrues i detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në SHBA, është deklaruar për debatin rreth kufizimeve për udhëtim të Kurtit në Amerikë.
Grenell e ka mohuar se Kurti është në ndonjë listë të ndalimit të fluturimeve.
Madje, ai deklaroi se meqenëse Kurti udhëton për në Amerikë, nënkupton që nuk është në listën “no-fly list”.
“Albin Kurti nuk është në kurrfarë liste të ndalimit të fluturimit për Amerikë. Nëse je në atë listë, atëherë nuk ka mundësi të fluturosh fare. Fakti që ai po udhëton, po fluturon, tregon që ai nuk është në këtë listë”, tha Grenell për Nacionale.
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…
Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…