LSI ndryshon emër me rikthimin e Ilir Metës. Ajo nuk do jetë më Lëvizja Socialiste për Integrim, ose lëvizja e skraparllinjve të inatosur, sipas një përkthimi sarkastik të Nanos në kohën kur u themelua. Ajo do quhet Partia e Lirisë, duke hequr dorë kështu nga një ankronim famëkeq – LSI.
Ndodhi kjo në konventën e kësaj force, me Metën e rikthyer pas 5 viteve nammëdha në Presidencë.
“Ka beteja që ja vlen edhe të vdesësh. Sot me besa besë. Me popullin e 2 marsit të shpallim ‘non grata’ kleptokracinë, të shpallim ‘non grata’ rilindjen mavi edhe atë pjesë të rilindjes blu të pazareve të 17 majit”, tha Meta, njëherësh duke përqafuar kauza nacionaliste me Kosovën kryefjalë.
“Në këto 5 vite kam qenë në një lartësi ku kam parë çdo gjë dhe fitova një këndvështrim të ri që më mungonte. Kam parë një rrezik kanosës për sovranitetin e këtij vendi, për pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës”, theksoi Meta, duke e shoqëruar me përbetime të rastit.
“Unë jam këtu sepse nga lufta veç ai largohet që ka lindur tradhtar. Jam këtu për qytetarët ndershëm…”.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…