POLITIKE

Grenell nga Beogradi: Kam pasur kancer, të nesërmes nuk i dihet, dua të afroj Kosovën me Serbinë

I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është takuar gjatë ditës së sotme me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit Grenell tha se edhe në Serbi është diskutuar para së gjithash për përmirësimin e standardit të jetesës dhe infrastrukturës për njerëzit që jetojnë në këtë rajon.

Grenell po ashtu potencoi se gjatë qëndrimit në Kosovë e ka bërë të qartë se taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake duhet të hiqet dhe në anën tjetër Beogradi duhet të ndalojë fushatën e ç’njohjeve.

“Unë u thashë të gjithëve që kjo është e papranueshme”, u shpreh Grenell.

Ai gjithashtu theksoi se gjithçka që dëshiron është t’i afrojë të dy palët dhe të përqëndrohet në të ardhmen, ekonominë, zhvillimin e vendit dhe kapërcimin e konfliktit.

“Kam pasur kancer, nuk e di se çfarë do të ndodhë javën ose muajin tjetër, e kemi vetëm të tashmen”, u shpreh Grenell.

Kujtojmë se Ambasadori Richard Grenell  me të arritur të enjten në Beograd, tha se ekziston një afat i shkurtër kohor për t’i zgjidhur marrëdhëniet Prishtinë-Beograd.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

9 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

11 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

12 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

14 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

14 orë ago