I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është takuar gjatë ditës së sotme me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Pas takimit Grenell tha se edhe në Serbi është diskutuar para së gjithash për përmirësimin e standardit të jetesës dhe infrastrukturës për njerëzit që jetojnë në këtë rajon.
Grenell po ashtu potencoi se gjatë qëndrimit në Kosovë e ka bërë të qartë se taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake duhet të hiqet dhe në anën tjetër Beogradi duhet të ndalojë fushatën e ç’njohjeve.
“Unë u thashë të gjithëve që kjo është e papranueshme”, u shpreh Grenell.
Ai gjithashtu theksoi se gjithçka që dëshiron është t’i afrojë të dy palët dhe të përqëndrohet në të ardhmen, ekonominë, zhvillimin e vendit dhe kapërcimin e konfliktit.
“Kam pasur kancer, nuk e di se çfarë do të ndodhë javën ose muajin tjetër, e kemi vetëm të tashmen”, u shpreh Grenell.
Kujtojmë se Ambasadori Richard Grenell me të arritur të enjten në Beograd, tha se ekziston një afat i shkurtër kohor për t’i zgjidhur marrëdhëniet Prishtinë-Beograd.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…