KRYESORE

Greqia do çojë ushtrinë në Libi, përballë ushtrisë turke

Libia në luftë civile është bërë një “shesh beteje” mes Turqisë dhe Greqisë. Erdogan përkrah qeverinë e Tripolit dhe ka dërguar ushtrinë turke në ndihmë të saj. Ndërsa zyrtarë të lartë grekë priten në Athinë gjeneralin rrebel libian që lufton kundër qeverisë së Tripolit. Situata rëndohet ndërsa Greqia do dërgojë në Liban ushtrinë e saj.

Me interes të madh është ndjekur jo vetëm nga mediat vendase por edhe ato të huaja takimi i gjeneralit libian Khalifa Haftar me ministrinë e Jashtëm grek Nikos Dhendias dhe me pas me kryeministrin Mitsotakis. Greqia e cila ka shprehur pakënaqësin e saj qe nuk do të jetë pjesë e samitit të Berlinit për Libine po operon diplomatikisht të fitojë rolin e saj si palë e prekur direkt nga kriza në Libi dhe rajon.

Nikos Dhendias ministër i Jashtëm i Greqisë thotë se: Nga ana jonë në i dhamë kurajo gjeneralit të marrë pjesë në një frymë konstruktive në procesin e Berlinit dhe të operojë në këto kushte për të arritur një armëpushim dhe sigurinë në Libi, largimin e mercenarëve edhe anullimin e memorandumeve të paligjshme mes Turqisë dhe qeverisë Saraj. Duhet t’ju them me gëzim të madh se ra dakord me të gjitha.

Pas takimit të gjeneralit libian me kreun e diplomacisë greke ky i fundit ka deklaruar se Greqia është e gatshme të çojë forca ushtarake në Libi.
“I thashë gjeneralit se Greqia eshte e gatshme të ndihmoje të nesërmen e paqes në Libi, qoftë me forca për të siguruar armëpushimin, apo me pjesmarjen e forcave greke ne operacionin europian në embargon e armëve dhe transportin e mercenarve nga Libia.
Dhendia i ka bërë gjithashtu thirrje Gjermanisë si vend pritës i samitit, të tregojë se është mbrojtëse e pozicionimit europian për Libinë duke bërë të qartë se Greqia kërkon anullimin e dy memorandumeve që qeveria e Tripolit ka nënshkruar me Ankaranë, duke përvetësuar sipas saj në mënyrë të paligjshme pjesë të mëdha të Zonës ekskluzive ekonomike greke në Mesdheun lindor.
Ndërsa gjenerali libian është takuar edhe me kryeministrin Mitsotakis, janë komunikuar edhe katër ndryshime të rëndësishme të krerëve të forcave të armatosura të Greqisë, fakt që ndodh në një moment të përshkallëzimit të tensioneve me Turqinë. Aleksander Marku


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

9 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

12 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

12 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

14 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

14 orë ago