Aktori Brad Pitt ka reaguar përmes një deklarate zyrtare pasi një franceze u dha 830 mijë euro disa mashtruesve, të cilët e bënë atë të besonte se po komunikonte me aktorin e vërtetë të Hollivudit.
Gruaja franceze, e njohur si Anne, zbuloi në “Sept à Huit” të TF1 se ajo kishte dhënë shumicën e kursimeve të saj duke besuar se po paguante për “trajtimin e kancerit” të aktorit. Dizajnerja 53-vjeçare ishte objektivi i mashtruesve, të cilët i dërgonin mesazhet e saj me foto nga AI të Brad Pitt në një shtrat spitalor.
Duke u shtirur si një yll botëror, ata i shkruanin se nuk kishte para, pasi ish-gruaja e saj Angelina Jolie i “ngriu” të gjitha llogaritë bankare.
Pavarësisht dyshimeve fillestare, ajo vendosi të transferonte rreth 800 mijë euro në një llogari në Turqi, pasi ndërkohë mori një email nga “doktori” i tij, i cili e siguroi se Pitt po lufton për jetën.
Tashmë përfaqësuesit e Pitt kanë reaguar për situatën në të cilën u gjend gruaja, e cila përveç gjithçkaje u bë edhe shënjestër e bullizmit online, pasi foli publikisht për atë që përjetoi.
“Është e tmerrshme që mashtruesit po përfitojnë nga lidhja e fortë mes fansave dhe personazheve të famshëm. Kjo është një kujtesë e rëndësishme për të mos iu përgjigjur mesazheve të paprovokuara në internet”, tha përfaqësuesi i aktorit.