Gazetari i sportit i Radio Televizionit Shqiptar, Ervin Baku, është shfaqur me flamur të Serbisë në transmetim.
Menjëherë pas kësaj me anë të një postimi në Facebook ka reaguar Lëvizja Atdheu.
Në postim thuhet se Serbia ka hyrë tek instuticionet më të rëndësishme në Shqipëri.
“Ju kemi thënë prej kohësh që Tirana është nën Beogradin dhe megjithëse jemi përpjekur maksimalisht që ta evitojmë diskursin agresiv nacionalist që përdoret zakonisht nga sharlatanët dhe tregëtarët e nacionalizmit, Serbia sot ka hyrë tek institucionet më të rëndësishme në Shqipëri, por këtë herë ka një zhvillim të ri të frikshëm që tregon se agjenda ka përparuar dhe ajo është dalja hapur me atë që deri tani është përfolur vetëm në kulisa”, thuhet në postim.
Më tutje ata kanë thënë se e dënojnë me ashpërsi veprimin e gazetarit.
“Lëvizja atdheu dënon me ashpërsi, daljen televizive të gazetarit shqiptar të sportit Ervin Baku, punonjës në Televizionin Publik Shqiptar, me bluzë të ngarkuar me nacionalizëm serb, lehtësisht e dallueshme tek emblema e Serbisë në të majtë të bluzës. Kjo vjen në të njëjtën kohë kur në Veriun e Kosovës dhe në Luginë protestohet për intervenimin serb”.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…