Ministri i Mbrojtjes i Austrisë për Al Jazeera vë në dukje rreziqet e politikës separatiste të Bosnjë-Hercegovinës. entiteti i Republika Srpska dhe se si pa një Ballkan Perëndimor stabil nuk ka Evropë të qëndrueshme.
Ministrja e mbrojtjes e Austrisë, Claudia Tanner, tha se “e ardhmja evropiane e Ballkanit nuk është në pikëpyetje dhe thekson se procesi i anëtarësimit në BE ofron shanset më të mira për paqen, stabilitetin dhe përparimin e të gjithë rajonit”.
Sipas saj, kjo nuk është vetëm në interes të Ballkanit Perëndimor, por edhe të vetë Unionit. Sepse, siç tha ajo në një intervistë, “pa këtë rajon, bashkimi i Evropës nuk është i plotë, nuk ka Evropë të qëndrueshme pa një Ballkan stabil”.
Por njëherësh ajo ishte një paralajmëruese e kthimit të konflikteve në rajon, më saktë n ëish-Jugosllavi, aty ku pati një katrahurë gjatë viteve ’90 me disa luftra.
“Për momentin, nuk shoh që Ballkani është në prag të një periudhe të re të luftës etnike. Megjithatë, vlerësimi ynë nga perspektiva e sigurisë është se Ballkani Perëndimor është ende një rajon i pasluftës, vetëm gjysmë i organizuar dhe në udhëkryq”, arsyetoi Tanner.
Ajo tha se Vjena qëndron në krye të perspektivës zhvillimore të rajonit, me synim integrimin në BE.
“Ne duam të ndihmojmë të gjithë miqtë tanë në Ballkanin Perëndimor në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE, duke dhënë këshilla dhe mbështetje kur na kërkohet ta bëjmë këtë, dhe në promovimin e sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik në rajon duke respektuar vlerat e BE-së”, tha politikania austriake.