Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nga radhët e BDI-së i pyetur nga gazetarët në Gostivar, ka folur për vizitën e para pak ditëve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin në Çair dhe Tetovë.
Grubi ka thënë se disa persona e kanë keqpërdorur vizitën e Kurtit në Maqedoni, derisa ka shtuar se pa partinë që drejton Ali Ahmeti, s’mund të emërohej as rruga “Adem Demaçi” e s’mund të bëhet as rruga Tetovë-Prizren.
“Vizita e zotëri Kurtit është e mirëseardhur dhe vjen shpesh dhe shpesh herë udhëton nga këtu për jashtë vendit, kishte karakter lokal për motive të ndryshme nga dy komunat në fjalë dhe nuk shoh kontestuese këtu… Tjetër gjë është që disa persona përpiqen ta keqpërdorin zotëri Kurtin, sepse qytetarët e dinë se pa BDI as tabelën me emrin Adem Demaçi nuk mund ta ndërrojnë e as ta bëjnë rrugën Tetovë – Prizren”, ka thënë Grubi./RTV21/
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…