BOTA

Grupi paramilitar rus pëson humbje të mëdha në Sahel të Afrikës

Dhjetëra mercenarë të grupit rus, Wagner, u vranë nga xhihadistët dhe rebelët gjatë fundjavës së kaluar në veri të Malit. Kjo është përshkruar nga një analist të hënën si goditja më e rëndë ndaj grupit rus ndër vite.

Ndërsa, së paku dy mercenarë të tjerë u morën peng.

Së paku 50 luftëtarë të Wagnerit u vranë në një pritë të al-Qaidas në kufi me Algjerinë, tha Wassim Nasr, specialist dhe hulumtues i lartë në Qendrën Soufan. Ai tha se i ka numëruar trupat në një video pas sulmit.

Mercenarët ishin duke luftuar kryesisht kundër rebelëve tuareg përkrah ushtrisë së Malit, kur konvoi i tyre u detyrua të tërhiqej brenda territorit të xhihadistëve dhe ra në pritë në jug të Tinzaouaten, tha Nasr.

Wagneri konfirmoi në Telegram të hënën se disa luftëtarë të tij, si dhe trupa të Malit, u vranë në një betejë kundër qindra militantëve. Grupi mercenar nuk tregoi se sa luftëtarë të tij u vranë.

Ushtria e Malit tha se i humbi dy ushtarë dhe se i vrau 20 rebelë.

Në një komunikatë në fundjavë, Al-Qaida tha se 50 luftëtarë të Wagnerit u vranë në sulmin e saj, i cili kishte për qëllim “hakmarrjen për masakrat e kryera në veri dhe në qendër” të Malit në betejën shumëvjeçare kundër ekstremistëve.

Rebelët taureg thanë se një numër i papërcaktuar i mercenarëve dhe ushtarëve të Malit u dorëzuan në duart e tyre.

Associated Press nuk ishte në gjendje ta verifikonte menjëherë videon e përmendur nga Nasr.

“Kjo është shumë e rëndësishme, nuk ka ndodhur kurrë më parë në tokën afrikane dhe do t’i ndryshojë dinamikat”, tha Nasr.

“Ata nuk do të dërgojnë më ekspedita të mëdha si këto në afërsi të kufirit me Algjerinë”, tha ai.

Rusia e ka shfrytëzuar prishjen e marrëdhënieve mes Perëndimit dhe vendeve të rajonit Sahel në Afrikën Perëndimore, për të dërguar luftëtarë dhe për ta shtrirë ndikimin e vet.

Wagneri ka qenë aktiv në Sahel – pjesën dërrmuese në jug të Shkretëtirës së Saharës – ku mercenarët përfitojnë nga pasuritë e rrëmbyera minerale në këmbim të shërbimeve të sigurisë.

Wagneri ka qenë i pranishëm në Mali prej fundit të vitit 2022, pas një grusht shteti ushtarak. Trupat franceze dhe paqeruajtësit ndërkombëtarë para puçit ndihmuan në luftimin e militantëve, të cilët për më shumë se një dekadë i kanë kërcënuar komunitetet në rajonet qendrore dhe veriore.

Njëkohësisht, Wagneri është akuzuar se ka ndihmuar në kryerjen e sulmeve me dronë, si pasojë e të cilave janë vrarë civilë.

Wagneri ka pasur rreth 1.000 luftëtarë në Mali.

Prej se filluan ta ndihmojnë ushtrinë e Malit për ta rimarrë kontrollin në qytetin e rëndësishëm verior, Kidal, mercenarët e Wagnerit kanë shfaqur vetëbesim të tepruar dhe kanë punuar përtej kapacitetit të tyre, sipas analistit të pavarur, John Lechner.

“Humbjet e mëdha apo dështimet, i atribuohen kompanive ushtarake private, ndërsa fitore Ministrisë së Mbrojtjes [së Rusisë]”, tha ai.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Shqiptari në Greqi që shpëtoi dy fëmijët nga mbytja, do t’i jepet nënshtetësia greke

Levian Goga, shqiptari që u hodh pa menduar dy herë në lumin Arahto për të…

2 orë ago

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Do t’i heqim lëkurën gjarprit iranian në Teheran dhe kudo

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Katz, paralajmëroi se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF)…

4 orë ago

Berisha krah Izraelit, thotë se “diktatura e Ajatollahëve” po shkon drejt fundit të merituar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë publikisht hapur në mbështetje të Izraelit dhe…

6 orë ago

Trump paralajmëron Teheranin: Nëse Irani sulmon SHBA-në, ne do të përgjigjemi në nivele të papara!

Ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme përshkallëzohen pa precedent me shkëmbime goditjesh dhe goditjesh brenda…

6 orë ago

Irani vret 10 persona në Izrael, Trump dhe IDF kërcënojnë “hakmarrje” të ashpër

Një zjarr shpërtheu në një rafineri nafte pranë kryeqytetit të Iranit, Teheranit këtë të diel…

6 orë ago

Irani nis sulm të ri me raketa ndaj Izraelit

Irani ka nisur një sulm të ri me raketa balistike ndaj Izraelit. Izraeli u dha…

18 orë ago