Orët e fundit kanë qenë tejet të tensionuara në Moskë, ku një burim i medias shtetërore britanike BBC, ka bërë me dije se ka një alarm në kryeqytetin rus dhe se Shërbimi Inteligjent, si edhe Garda Kombëtare (veçanërisht Njësia për Përgjigje të Shpejtë”, janë vendosur në gatishmëri.
Arsyeja? Kërcënimi i ardhur nga shefi i grupimit mercenar Wagner, Yevgeni Prigozhin, i cili ka ngritur pretendimin se Ushtria ruse ka lëshuar sulme në një kamp të forcave të tija, duke lënë qindra të vrarë.
Mbi këtë, ai ka bërë të qartë se do të marrë hak ndaj ministrit rus të Mbrojtjes, Sergey Shoigu dhe nuk do të ketë askënd që e ndal.
Burimi i BBC në Moskë, ka bërë po ashtu me dije se prej alarmit të ngritur, janë marrë në mbrojtje ndërtesat qeveritare, sidomos godina e Ministrisë së Brendshme dhe janë ngritur postblloqe në disa prej rrugëve më kryesore të kryeqytetit.
Në rast kërcënimi, ushtarëve u është dhënë leje të qëllojnë menjëherë ndaj çdo armiku dhe kjo nënkupton edhe forcat Wagner.
According to the Russian media armored vehicles are arriving to the State Duma (parliament) building in Moscow.#Prigozhin #WagnerCoup #RussianArmy #Russia #Wagner #PrigozhinCoup pic.twitter.com/U7uQbOFBXb
— Natalka (@NatalkaKyiv) June 23, 2023
Ajo çfarë duket momentalisht është një thyerje përfundimtare e Prigozhinit, sipas të cilit një numër “shumë i madh” ushtarësh humbën jetën gjatë goditjeve dhe në ditët në vijim ai do të vendosë se si do t’i përgjigjet këtij akti.
“Lidershipi ushtarak rus duhet të ndalohet. Ata të cilët vranë qindra ushtarë rusë do të ndëshkohen”, ka qenë reagimi i ashpër i Prigozhin.
Nga ana tjetër, prej Moskës, Ministria menjëherë ka lëshuar një deklaratë se nuk është përgjegjëse për çfarë ka ndodhur në kampin e Wagner.
Megjithatë, Prigozhin duket tejet i qartë në gjithë qëndrimin e tij dhe kjo mund të jetë thyerja e fundme mes mercenarëve që ai ka krijuar dhe strukturave shtetërore ruse të mbrojtjes.
And now General Surovikin (who supposedly just arrived from the front lines🤣) enters the stage calling on Prigozhin to lay down the arms.
🍿🍿🍿#Surovikin #ShoiguVsPrigozhin #Prigozhin #WagnerCoup #RussianArmy #Russia #Wagner #PrigozhinCoup #RussiaUkraineWar https://t.co/ZnHIbBh6yb pic.twitter.com/jWXSxNEhHa— Natalka (@NatalkaKyiv) June 23, 2023
Video të shumta kanë filluar të qarkullojnë ndërkaq në media sociale, ku pamje tejet të rënda grafike tregojnë gjymtyrë të ushtarëve të vrarë në kamp.
Teksa, kreu i Wagnerit, ka theksuar se nuk ka asgjë me qytetarët, por u ka bërë thirrje atyre të tregojnë kujdes kur ushtarët e tij të kalojnë në qytete dhe të mos tregojnë rezistencë, ose në të kundërt do të ndëshkohen.
Megjithatë, ai ka qartësuar se nuk kërkon të rrëzojë pushtetin, por thjesht të marrë hak ndaj Shoigut.
Ndërsa raportime ka pasur se Forcat Speciale ruse kanë hyrë në zyrat qendrore të Wagner dhe i kanë bllokuar ato.
Rrugët lidhëse me disa ministri kyçe po ashtu janë bllokuar.
Fillesat e mosmarrëveshjeve mes Prigozhin dhe Shoigut kanë ardhur që dy muaj më parë, kur të vendosur në Bakhmut, mercenarët Wagner po hasnin vështirësi me municionet dhe kërkesave të Prigozhin për furnizime nuk po i përgjigjej njeri nga Mbrojtja ruse.
Më tej, ai hodhi akuza të forta për sabotim të tyre në Bakhmut dhe për humbjen e rreth gjysmës së trupave gjatë luftës në qytezën e vogël jugore ukrainase.
Nga ana tjetër, kërkesa e Moskës që mercenarët të lidhnin një kontratë me Qeverinë, e bëri çështjen më të koklavitur dhe Prigozhin sërish lëshoi akuza shumë të forta ndaj Kremlinit për lëvizjet që ka kërkuar të bëjë javët e fundit.
Pavarësisht kësaj, edhe me përkeqësimin e raporteve me Vladimir Putin, Prigozhin është i kujdesshëm që ta lërë atë jashtë gjithë situatës dhe të vendosë “shënjestrën” e tij vetëm mbi Shoigun.