Turkey's Prime Minister Tayyip Erdogan addresses members of parliament from his ruling AK Party (AKP) during a meeting at the Turkish parliament in Ankara July 22, 2014. REUTERS/Umit Bektas (TURKEY - Tags: POLITICS)
Një gjykatë e lartë në Turqi vendosi të martën se vendimi i presidentit Recep Tayyip Erdogan për ta tërhequr vendin nga traktati kyç evropian për mbrojtjen e grave nga dhuna ishte i ligjshëm, duke refuzuar peticionet që kërkonin anulimin e tij.
Erdogani e tërhoqi Turqinë nga Konventa e Stambollit e Këshillit të Evropës vitin e kaluar, duke shkaktuar reagime nga grupet e të drejtave të grave dhe shtetet perëndimore. Konventa u nënshkrua në Stamboll më 2011, raportoi AP-ja.
Disa grupe të grave dhe organizata të tjera i kishin kërkuar Këshillit të Shtetit të anulohej vendimi i Erdoganit duke argumentuar se tërheqja nga traktati përmes një dekreti presidencial është e paligjshme.
Megjithatë, gjykatësit vendosën ta refuzonin kërkesat.
Vendimi i vitit të kaluar për t’u larguar nga konventa erdhi pasi disa zyrtarë nga partia e Erdoganit e orientuar kah islami kishin kërkuar rishikimin e marrëveshjes, duke thënë se nuk është në pajtueshmëri me vlerat konservatore të Turqisë me inkurajimin e divorcit dhe minimin e bashkësisë tradicionale të familjes. Kritikët pretendonin se promovonte edhe homoseksualitetin.
Erdogani insistoi se nuk do të ishte hap mbrapa për gratë dhe në mars Parlamenti turk ratifikoi një ligj me qëllimin për ta ndalur dhunën kundër grave që përfshiu dënime më të ashpra nëse viktima e krimit të dhunës është grua.
Të paktën 226 gra janë vrarë në Turqi deri tash gjatë 2022-s, dhe 425 vitin e kaluar.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër aleatët e NATO, duke i quajtur “frikacakë” për…
Xhamia e Pashës në Tetovë njofton se janë prerë kabllat e zërimit të xhamisë nga…
Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…