Nancy Pelosi, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, mund të vizitojë Tajvanin në gusht, raportoi Financial Times, duke cituar burime të shumta të njohura me planin.
Vizita e mundshme e zyrtares amerikane vjen në një kohë kur Tajvani po përballet me presionin nga Kina, e cila e konsideron ishullin territorin e tij, i cili është një burim i vazhdueshëm tensioni midis Pekinit dhe Uashingtonit, raporton Reuters.
Ka ndarje brenda administratës amerikane nëse Pelosi duhet të vizitojë Taipein, sipas dy burimeve të njohura me situatën, raportoi FT.
Kabineti i Nancy Pelosit dhe Departamenti Amerikan i Shtetit nuk i janë përgjigjur ende kërkesës së Reuters për koment, por dhe zyra përfaqësuese e Tajvanit në SHBA nuk ka komentuar mbi këtë çështje.
SHBA nuk ka marrëdhënie diplomatike zyrtare me Taipein, por ka një ligj që angazhon Uashingtonin t’i sigurojë Tajvanit fonde për mbrojtjen.
Kina kurrë nuk ka hequr dorë nga përdorimi i forcës për të vënë nën kontroll Tajvanin, të cilin e konsideron territorin e saj, dhe Taipei ankohet vazhdimisht për presionin e shtuar ushtarak nga Pekini në një përpjekje për ta detyruar atë të pranojë sovranitetin e tij, sipas Reuters.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës tha të martën se vizita e Nancy Pelosit në Tajvan do të dëmtonte ndjeshëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës dhe se SHBA do të mbante pasojat.
Zëdhënësi i ministrisë Zhao Lijian tha në një konferencë të rregullt për shtyp në Pekin se Kina do të marrë masa të forta për të “mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…