Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, është shprehur i indinjuar me mos veprimin e institucioneve të Republikë së Kosovës për të mbrojtur kullat e familjes Jashari, duke fajësuar qeveritë, e për këtë ka reaguar kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, transmeton Gazeta Metro.
Gucati ka thënë se ato sot rrezikojnë të shemben për shkak të mos kujdesit ndaj tyre dhe ka bërë thirrje për qeverinë që sa më shpejtë të reagojnë për të konservuar dhe restauruar ato.
“Sot ato rrezikohen të rrënohen për shkak të mos konservimit të tyre. Kullat të cilat janë simbol i luftës dhe historisë së familjes Jashari janë në rrezik nga shembja për shkak të vjetërsisë. Duke marrë parasysh domosdoshmërinë e vënies në mbrojtje të kësaj zone me interes të veçantë që ka rëndësi të madhe historike dhe kulturore për qytetarët dhe historinë e Kosovës, qeveria e Kosovës duhet sa me parë të bëj konservimin dhe restaurimin e Kullave të Jasharëve!”, ka shkruar Gucati.
Reagimin e Gucatit e ka shpërndarë edhe kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili s’ka pasur ndonjë fjalë dhe thjesht është shprehur me ‘No comment’.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…