Është bërë më shumë se gjysmë viti prej kur guri përkujtimor i Pashke Markajt – nënës e cila dogji veten pasi varrosi dy djemtë e saj – po rri i përmbysur në Kompleksin e Martirëve në Mejë të Gjakovës.
Në tetor të vitit të kaluar, guri u mor nën përkujdesje shtetërore pasi Qeveria e Kosovës e shtoi në listën e monumenteve të mbrojtura të trashëgimisë kulturore.
Ky hap i institucioneve u ndërmor pasi pronari i tokës private – ku guri kishte qëndruar për gati dy dekada – e largoi atë verën e vitit 2023. Deri tani nuk është gjetur zgjidhje përfundimtare për gurin monument që simbolizon vetëflijimin e Nënës Pashke.