Lionel Messi, ylli i Inter Miamit dhe Argjentinës, në një intervistë për “Infobae” u ndal në kritikat e shumta që mori në vendlindjen e tij para se të fitonte Kupën e Amerikës dhe Kupën e Botës, teksa foli edhe për ekipin më të mirë në botë.
“Nëse flisni me rezultate, atëherë është Real Madridi. Nëse flisni me lojë, mua personalisht më pëlqen Manchester City i Guardiolës. Mendoj se çdo skuadër ku është Guardiola do të jetë e veçantë për shkak të mënyrës se si ai është, mënyrës se si stërvit dhe lojës që aplikon. Skuadrat e tij luajnë në nivelin më të lartë të lojës për mua. Për momentin, referuar rezultateve, Real Madridi është më i forti”, tha Messi.
Lojtari aktual i Inter Miamit nuk ka asnjë shqetësim për të treguar se kishte nevojë për ndihmë psikologjike gjatë një periudhe kur ishte te Barça.
“E vërteta është se kur isha në Barcelonë, shumë kohë më parë, pata nevojë për psikolog. Shkova, nuk e kisha provuar kurrë, isha shumë ngurrues për të gjitha këto. Nuk më pëlqente. Unë jam një person që e mbaj gjithçka brenda, edhe të mirën, edhe të keqen. Kur shkova të psikologu ishte shumë mirë për mua, më ka pëlqyer shumë, më ka ndihmuar shumë”, tha Messi mes të tjerash.