LAJME

Hajnat ia mësyjnë restorantit ‘Grand Antika’ në Pejë, vjedhin kasafortën me mbi 25 mijë euro

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, banesa e në biznese të ndryshme që po shkaktojnë pasiguri por edhe humbje të mëdha.

Vjedhjet shpesh kryen nga grupe të caktuara, që arrijnë të kapin para e gjësende me vlerë. Cak i hajnave së fundmi ka qenë edhe restoranti ‘Grand Antika’ në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Hajnat po dyshet se kanë arritur të vjedhin kasafortën me mbi 25 mijë euro para të gatshme dhe një vlerë ta parave në valutën frang. Vjedhja po dyshohet se është kryer gjatë ditës së djeshme dhe është denoncuar nga pronari i restorantit.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima ra raportuar në Polici posa e ka vërejtur që mungon kasaforta e ka denoncuar rastin dhe nuk ka dyshime te ndonjë person apo persona të caktuar që mund ta kenë kryer vjedhjen.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Iran International: Khamenei, gati të largohet nga Irani me ndihmën e Moskës

Media “Iran International” ka marrë informacion se Ali Asghar Hejazi, zëvendësshefi i stafit të Udhëheqësit…

4 minuta ago

Lufta me Iranin, Izraeli ekzekuton shefin e inteligjencës iraniane dhe zëvendësin e tij

Kreu i agjencisë së inteligjencës së Iranit dhe zëvendësi i tij u vranë sot në…

11 orë ago

Trump vuri veton në planin izraelit për të vrarë liderin suprem të Iranit? Ja çfarë thotë Netanyahu

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump vuri veton ndaj një plani izraelit ditët e fundit për…

11 orë ago

Trump ia ndaloi Izraelit vrasjen e udhëheqësit iranian Khamenei

Donald Trump ka vënë veton ndaj një plani izraelit për të vrarë udhëheqësin suprem iranian…

15 orë ago

Trump: Irani e Izraeli duhet dhe do të bëjnë marrëveshje si ajo Kosovë-Serbi – ishte gati të shpërthente lufta, unë e ndala

Trump: Irani e Izraeli duhet dhe do të bëjnë marrëveshje si ajo Kosovë-Serbi – ishte…

18 orë ago

Shqiptari në Greqi që shpëtoi dy fëmijët nga mbytja, do t’i jepet nënshtetësia greke

Levian Goga, shqiptari që u hodh pa menduar dy herë në lumin Arahto për të…

20 orë ago