BOTA

Hakerat e Penianit i vjedhin 600 milionë dollarë kriptovaluta një kompanie të vetme

Vëmendja e opinionit publik është e përqendruar në dinamikat e luftës në Ukrainë, por është një tjetër shtet që i ka shpallur luftë ekonomisë botërore. Fushëbeteja e kësaj lufte nuk ndodhet në brigjet e Odesës dhe Mariupolit, por në web dhe në “minierat” e kriptomonedhave.

Bëhet fjalë për Korenë e Veriut, që po korr suksese të njëpasnjëshme me disa grupe hakerash të bazuar në atë vend, si APT38 dhe veçanërisht Lazarus Group, të cilët pa u shqetësuar për kontrolle po vjedhin në emër të regjimit të Penianit qindra milionë dollarë në kriptomonedha.

Një raport i janarit vlerësonte në 400 milionë dollarë vlerën e këtyre sulmeve kibernetike, ndaj kompanive perëndimore, por së fundmi Lazarus Group, ka arritur të kryejë goditjen më të madhe në këtë fushë.

FBI amerikane denoncoi se në marsin e këtij viti, ky grup ilegal ka arritur të përvetësojë rreth 600 milionë dollarë në kriptomonedhën Etherium, një kompanie lojërash që lejon fitime në kriptovaluta, e quajtur Axie Infinity.

Hakerat kanë arritur të depërtojnë në të ashtuquajturën “urë”, pra një network që i mundëson përdoruesit të transferojë kriptovaluta nga një blockchain në tjetrin, ose më saktë në librin publik që regjistron transaksionet në kriptovaluta.

Peniani i Kim Jong Un po përfiton shuma të mëdha për të financuar politikat e tij agresive, si dhe testimet tejet të kushtueshme të raketave bërthamore. Përllogaritet që vetëm Lazarus Group të ketë vjedhur më shumë se 1.2 miliard dollarë në këtë formë, duke vënë seriozisht në pikëpyetje sigurinë shkëmbimeve ndërkombëtare në kriptovaluta.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago