Podujeva të hënën u trondit nga vrasja e rëndë që ndodhi në pikë të ditës, në rrugën “Zahir Pajaziti”. Një person e shndërroi atë pjesë në skenë krimi, pasi që plumbat që u shkrepën nga dy armët e lanë të vdekur 34-vjeçarin, Valmir Breznica dhe të plagosur bashkëshorten e tij.
Një person që dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, Arsim Syla, tashmë është arrestuar, teksa dorasi akoma nuk është kapur, raporton Gazeta Sinjali.
Hakmarrja – motiv i krimit të rëndë?
I dyshuari që ra në prangat e Policisë dhe personi që mbeti i vrarë njiheshin prej kohësh dhe sipas informacioneve të para, dyshimet lidhen me hakmarrje. Syla, që u arrestua mbrëmë, ishte plagosur dhe sulmuar vitin e kaluar nga disa persona, në mesin e të cilëve ishte edhe i vrari, Breznica.
Gazeta Sinjali ka raportuar në qershor të vitit 2022 se rasti kishte ndodhur në parkingun ‘Park Plazza’ në Podujevë, ku Arsim Syla, tashmë i dyshuar, pësoi plagë të rënda, si pasojë e incidentit për shkak të një konflikti që datonte prej kohësh.
Breznica ishte arrestuar dy muaj më vonë, pasi Policia e kishte shpallur në kërkim lidhur me këtë rast. Ai dyshohej se ishte përfshirë në rrahjen e Sylës, teksa dikush tjetër e kishte plagosur atë. Në fillim të gushtit të po atij viti, 34-vjeçari kishte përfunduar në ndalim policor, nën dyshimet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”
Pas më shumë se një viti, Breznica u vra dhe gisht në ekzekutimin e tij, ka Arsim Syla, të cilin ai dyshohej se e kishte rrahur.
Sinjali ka publikuar sot detaje ekskluzive se si ndodhi krimi si në filma
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se ekzekutimi i të riut, që njihej me nofkën “Dhija” ka ndodhur si në filma. Të shtënat tragjike nga dy armët që i përdori i dyshuari kryesor e lanë të vdekur në vend, pasi u qëllua rreth 8 herë.
Sipas informacioneve të para, i dyshuari që e vrau viktimën, e ka gjuajtur fillimisht disa herë me njërën armë e më pas ka nxjerrë armën tjetër, duke e gjuajtur sërish, plumba këta që ishin tragjik për Breznicën.
Kush dyshohet se e ndihmoi dorasin për ta kryer veprën?
Sinjali sot raportoi se i dyshuari që tashmë është arrestuar, Arsim Syla, ka qenë bashkë me dorasin pak para se të ndodhte krimi, duke e planifikuar vrasjen e 34-vjeçarit, i cili mbeti i vdekur në vend nga të shtënat me armë zjarri.
Të njëjtat burime thonë se Policia ka kryer edhe bastisje në shtëpinë e tij në fshatin Gllamnik dhe i njëjti më pas është prangosur e shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve për të zbardhur rrethanat e rastit tragjik.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…