Ushtria ruse ka humbur një tjetër lider ushtarak në fushëbetejën ukrainase.
Ai konsiderohej si një komandantët kryesorë të parashutistëve.
Koloneli Sergei Sukharev, komandanti i Regjimentit 331 Ajror të Rusisë, u vra në Ukrainë, konfirmuan mediat ruse. Suharev thuhet se ishte drejtpërdrejt përgjegjës për masakrën e Ilovaiskut të vitit 2014.
Qindra ushtarë ukrainas, të cilët po tërhiqeshin nga Ilovaysku në rajonin e Donetskut përgjatë “korridorit humanitar” në gusht 2014, u masakruan kur forcat ruse i goditën me zjarr artilerie.
Një ndër aspektet e luftës, ku theksohet dështimi i deritanishëm rus përballë ushtrisë inferior ukrainase në numër, është pikërisht humbja e jetës në fushëbëtejë e disa komanndantëve të lartë, gjeneralë e kolonelë me grada.
Kjo i faturohet asaj që komunikimi i brendshëm ushtarak rus është me probleme, gjë që i detyron eprorët e lartë që të afrohen fizikisht në llogoret e para, duke konstuar kështu me jetë.