Teksa Rusia prej 24 shkurtit ka nisur aksionin luftarak në Ukrainë, ushtria ukrainase është treguar mjaft e përgatitur për t’iu përgjigjur sulmit dhe për të kapur ‘mat’ ushtarët rusë. SHBA vlerëson se rreth 30,000 ushtarë rusë janë vrarë ose kapur që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë katër javë më parë
Luftëtarët ukrainas kanë sfiduar pritshmëritë dhe kanë ndaluar përparimin e forcave ushtarake të Putinit, duke i shtyrë ata larg Kievit. Ata kanë qenë në gjendje të shmangin kërcënimin rus duke përdorur një përzierje vdekjeprurëse dronësh dhe prita të mirëplanifikuara që kanë parë kolonat e tankeve të asgjësuara dhe trupat pushtuese duke u larguar.
Pushtimi i Rusisë tani ka ngecur në të gjitha frontet, fakt i bërë publik nga shefat e mbrojtjes britanike, duke ngritur pikëpyetjet nëse trupat e Putinit janë vërtet në gjendje të kryejnë detyrën për të marrë Kievin.
Deri më tani ata kanë dështuar të kryejnë një “manovër të armëve të kombinuara” duke përdorur tanke, artileri, avionë luftarakë dhe këmbësorie, ndërsa kolonat e blinduara janë kapur duke u rrotulluar në qytete pa mbështetje thelbësore tokësore.
Gjeneral-lejtnant Sir James Bucknall, një ish-komandant i Korpusit të Reagimit të Shpejtë të NATO-s, tha se rusët kanë bërë gabim duke sulmuar në shumë fronte pa pasur numrat për ta bërë këtë. “Ata nuk kanë qenë në gjendje të përqendrojnë forcën, një parim kyç i luftës. Kjo është një nga arsyet pse ata po bien kaq lehtë.”, tha ai.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…