Me përhapjen e virusit Covid-19, përveç panikut e kujdesit të shtuar, qytetarët po gjejnë kohë edhe për pak humor nëpër rrjetet sociale. I tillë ishte edhe një postim në Facebook nga qytetari Blend Zymi, ku tha se aktori Halil Budakova është prekur nga virusi, por në vend që Budakova të karantinohet, këtë e ka bërë vetë virusi. E ky status i tij duket se është keqkuptuar nga Budakova.
“Halil Budakova testohet, rezulton Pozitiv. CoronaVirusi ne karantinë!”, është statusi në Facebook që ka shkruar Zymi, e për të cilin ka marrë reagim edhe nga vetë aktori Halil Budakova.
Në një postim tjetër në Facebook, Zymi ka shkruar se Budakova e ka kërcënuar, duke i kërkuar që ta largojë postimin.
Ai ka treguar për Express se Budakova i ka shkuar në shtëpi, ku i ka kërkuar që ta largojë postimin nga Facebook-u.
“Më tha me e largu postimin. I thash ti je fytyrë publike dhe krejt e dimë cfarë filma ki, më tha largoje menjëherë e unë i thash që nuk mundem. Më tha “E shohim na”” , ka treguar Zymi për Express.
E për krejt këtë, edhe Budakova e ka një shpjegim.
Ai i ka thënë gazetës se në momentin e publikimit të statusit në Facebook nga Zymi, e kanë kontakruar familjarët të cilët e kanë pyetur nëse është prekur nga virusi Covid-19.
“Po kam reagu, i tregova që s’është mirë. Nuk ësthë në rregull me luajt me sëmundje, sepse ka folë për një virus që po merr jetë njerëzish. Unë e kuptoj humorin, por edhe ai e ka një limit. Mua më kanë thirrë njerëzit duke më pyetur a e kam koronavirusin. Unë e kam edhe kojshi, nuk kam asgjë kundër tij, por edhe humori duhet me e pasë një limit se po flasim për një virus që po e rrezikon tërë botën, është krizë psiqike e njerëzve”, ka thënë Budakova për Express.
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…
Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…