Halil Matoshi përmes një postimi në Facebook, ka krahasuar diktatorin italian Benito Musoli dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurtin.
Sot gjatë provës për protestë nga Lëvizja Vetëvendosje, pak para përfundimit të organizimit, lideri i kësaj lëvizje njëherazi edhe kryeministri Albin Kurti doli t’i përshëndeste ata përmes ballkonit të Qeverisë.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Matoshit, i cili përmes dy fotografive, ku shihen dy liderët e ndryshëm duke përshëndetur popullin e tyre.
Benito Musolini ishte kryetar i Partisë Fashiste në Itali, ndërsa shërbeu edhe si kryeministër i vendit. Politikat e tij kryesisht inspiroheshin nga sundimtarët totalitar si Adolf Hitler, Francisco Franco, António de Oliveira Salazar, dhe disa të tjerë.