Deptuteti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt me ia fal edhe 500 hektarë tokë nuk bëhet kurrgjë.
Haliti në Pressing të T7 tha se duhet të përballemi me problemet thelbësore të Kosovës e jo me problemin e një are.
Ai ka insistuar se nuk do ndodhte asgjë edhe nëse i falen 500 hektarë tokë Haradinajt.
Haliti tha se Haradinaj i ka meritat e tij për luftën në Kosovë, duke shtuar se atë nuk e ka paguar askush me rrogë për të luftuar.
“Duhet të përballemi me problemet thelbësore të Kosovës, jo me një problemin e një are. Një arë e paska marrë, hajde ja paskemi falë. Jo 200, po 500 hektarë me ia falë Ramushit nuk bëhet kurrgjë. Nëse e krahasojmë kontributin, po them kështu, po flasim me merita. Atë se ka paguar askush me rrogë për të luftuar për Kosovën, i ka pasë ato merita të veta. Nuk besoj që duhet me falë nëse e ka shkelë ligjin nëse nuk e ka shkelë ligjin, s’kemi çka debatojmë për këtë”, tha Haliti.