FOTO&VIDEO

SHBA’ja teston super-topin, godet cakun 70 kilometra larg

Një “super-top” që po testohet nga ushtria amerikane e ka goditur me sukses dhe me saktësi cakun rreth 70 kilometra larg.

Testimi u krye në një zonë për ushtrime ushtarake në Arizona të Shteteve të Bashkuara. Kjo ishte goditja më e largët me gjuajtje me top në historinë ushtarake të këtij vendi.

Topi kësaj radhe e arriti largësinë për të cilën është ndërtuar pasi në muajin mars e kishte qëlluar cakun në largësi prej rreth 65 kilometrave, shkruan “Daily Mail”.
Kjo superarmë është zhvilluar me qëllimin që të krijohet mundësia për sulmim të pozicioneve të armikut nga një largësi e sigurt, përtej rrezes së ndonjë kundërsulmi nga forcat e armikut.

Ushtria amerikane ka thënë se topi i ri do të jetë i gatshëm për përdorim nga forcat e armatosura nga viti 2023.

“Nuk mendoj se armiqtë tanë kanë mundësi të godasin një cak 70 kilometra larg”, ka thënë gjenerali John Rafferty, i cili është në komandën për artileri me rreze të gjatë veprimi.

Gjuajtja e suksesshme e topit u arrit pas dy gjuajtjeve të dështuara. Njëra gjuajtje nuk e arriti largësinë e synuar për shkak të erës së fuqishme, ndërsa gjuajtja tjetër dështoi për shkak të një problemi të paspecifikuar.

Sipas ushtrisë amerikane, një ndër sfidat më të mëdha gjatë zhvillimit të kësaj arme ka qenë krijimi i kushteve që predha t’i mbijetojë presionit të madh gjatë hedhjes pa i dëmtuar sistemet udhëzuese për goditjen e cakut.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

4 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

14 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

19 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago