Sot në media u publikuan disa biseda të deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, i cili dje gjatë seancës së Kuvendit, komunikonte me dikë për toka e shtëpia.
Në ato biseda Haliti kishte shkruar “Edhe për vneshta merruni vesh”, “Pyete sa lekë i ka dhënë nga gjepi i tij”, “Pyete sa lekë i ka dhënë nga gjepi i tij”.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Halitin për ta pyetur se për çfarë çështje bëhej fjalë në këto biseda.
Haliti ka thënë se ka biseduar me vëllain për t’i ndarë tokat që ua ka lënë babai, shkruan Gazeta Sinjali.
“Unë jom në bisedime me vëllezërit për t’i ndarë pronat që i kemi. Njërëzit e ligj shfrytëzojnë edhe problemet familjare edhe të qesin në gazetë. Tokat i kemi në fshatin Novosellë. Kom komuniku me vëllain që është i ngarkuar të bisdojë edhe me vëllezërit tjerë, me nënën, me motrat, mosha po ikën dhe pronat si kemi të ndara, pronat që na i ka lënë baba”, tha Haliti për Sinjalin.
“Po bojnë filma”, tha Haliti për publikimin e këtyre bisedave, duke shtuar se vëllezërit që i ka në Zvicër kanë dëshirë që shtëpiat e tyre t’i ndërtojnë në pronat e tyre.
“Po bisedojmë që t’i ndajmë pjesët që na takojnë. Po dojnë me bo filma, le të bojnë. Ata janë në Zvicër, dojnë me ardhë me i ndërtu shtëpiat në pronat e tyre”, tha Haliti tutje për Sinjalin.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…