POLITIKE

Hamza zotohet: Nëse s’i rriti pagat për 50%, jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza në emision “Rubikon”, në Klan Kosova ka thënë se pagat në sektorit publik do rriten për 50 për qind dhe është zotuar para qytetarëve të Kosovës se nëse nuk i realizon këto premtime do të jap dorëheqje nga pozita e shefit të ekzekutivit Hamza ka thënë se kur e bënë një premtim e llogarit deri në detaje publike.

“Shumë matëm kur premtoj e kalkuloj deri në detajin e fundit po kur e them fjalën publike për mua është kontratë me qytetarin edhe i rri fjalës mbrapa i kam nejt edhe atëherë kam thënë 50 për qind. Njëherë është rritë 50 për qind dhe janë rritë prapë edhe tash po them 50 për qind”, ka thënë ai.

Hamza është zotuar se nëse rrogat dhe pensionet nuk rritet ashtu siç ka premtuar në fushatën zgjedhore do të jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit me 31 dhjetor të vitit 2025-të.

“Edhe po them në vitin e parë të mandatit në muajt e parë të qeverisjes nëse nuk ndodhë publikisht e kam thënë ju sigurojë dhe iu garantojë se qashtu ndodhë. Viti i dytë nuk më nxen kryeministër në qeveri. Jap dorëheqje sigurisht nëse nuk e përmbushi premtimin. Unë në vitin 2026-të po ta jap fjalën dhe po të garantoj po të sigurojë ty dhe të gjithë qytetarët e Kosovës 50 për qind që nuk rriten pagat edhe pensionet qysh kam thënë me 1 janar nuk e pres 1 janarin, por 31 dhjetor në natën e Vitit të Ri unë nuk jam kryeministër”, ka thënë Hamza.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

2 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

3 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

5 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

7 orë ago